KreuCelebrity

Lum motra për motrën! Emina Cunmulaj poston foton më të ëmbël të dy vajzave

Familja Nazarian është shtuar në numër.

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, emri i së cilës është Mia. Emina ka një lidhje shumë të ngushtë me ndjekësit e saj në Instagram, me të cilin ka ndarë shumë foto, dhe jo vetëm me momente të bukura, por edhe në ato raste kur ndihej e “këputur” për shkak të shtatzënisë, të akneve në fytyrë dhe për këtë sinqeritet të treguar është vlerësuar dhe do të vlerësohet gjithmonë.

Gjithashtu, edhe postimi që bëri pak para se Mia të vinte në jetë, ku i premtonte se do ta rriste me vlerat që janë rrënjosur tek ajo nga nëna e saj, e lartësoi figurën e saj , si një grua, nënë dhe bashkëshorte shumë e mirë, një shembull për t’u marrë. Postimi i fundit i modeles, transmeton po aq shumë pozitivitet sa të gjitha postimet e saj. Në qendër të kësaj fotoje, është Ella që duket shumë e lumtur teksa mban në krah motrën e vogël, Mian.

“Bota ime! Tani ju do ta keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motër. Ella Faria ka rënë në dashuri me Mia Soraya-n”, shkruan Emina.

My world? Now you will forever have each other? Lum Motra per Moter? Ella Faria is in love with Mia Soraya

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Nuk thotë kot një fjalë e urtë popullore: “Kush ka motra, botën ka”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF