Në fund të shtatzënisë së saj, Xhensila na zbulon një surprizë 0 2046

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt pritet të sjell në jetë vajzën e saj. Ajo poston vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur dhe në këtë periudhë duket më e bukur se kurrë. Gjithmonë super e kuruar me pamjen e saj, e ëmbël dhe e pakursyer me foto për fansat.

Ndërsa të gjithë janë duke pritur lajme për ardhjen në jetë të bebit, Xhensila njofton ardhjen shumë shpejt të projektit të saj më të ri muzikor. Në një bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi ajo pritet të sjell këngën e saj të re. Ka qenë vetë Xhensila që ka njoftuar për këtë bashkëpunim me një postim në InstaStory.

“Kënga e re shumë shpejt me një nga zërat më të mirë mashkullor @ardianbujupi. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë bashkëpunim.” – shkruan këngëtarja

Duket se barku i rrumbullakosur nuk e ka penguar aspak Xhensilën ti përkushtohet muzikës dhe videoklipit të ri.

Previous ArticleNext Article