KreuCelebrity

Roberti bën deklaratën që s’e prisnim: Tunën as nuk dua ta takoj kurrë

Është diskutuar shumë për marrëdhënien jo të mirë që ka Nora dhe Tuna, si dy kunata, por gjithnjë ata kanë zgjedhur që t’i kalojnë në heshtje, ato se çfarë thuhet për to.

Mirëpo, pasditen e sotme, i ftuar tek “Rudina”, Roberti ka sqaruar gjithçka. I pyetur se përse nuk ishte i pranishëm ai dhe familja e tij në ditëlindjen e Tianit, Roberti u përpoq për të gjetur justifikime në fillim, por në fund u dorëzua. Ai tregoi se nuk kanë një marrëdhënie aspak të mirë më Tunën, madje shkoi deri aty sa deklaroi se nuk do ta takojë kurrë.

“Me Tunën, as nuk dua që të takohemi. Nora është që 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa në Kosovë dhe në Shqipëri. E ka merituar që të ketë shumë fansa. Për Patrisin dhe për Tianin edhe jetën e jap. Nora për asnjë artist nuk ka pasur asnjë farë problemi. Tuna është ajo që ka pasur probleme me të gjithë artistët. Unë i kërkoj shumë falje Patrisit, që nuk kishim mundësi për të qenë në ditëlindje, dhe nuk do të shkoj në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne”, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF