Trendet më të fundit të make up- nga Channel, look “marinari” , i freskët dhe veror! 0 644

Shtëpia e modës, Channel, drejtuar nga Karl Lagerfeld ka sfiduar sërish veten e saj në një anije të madhe, ndërtuar ngë Grand Palais në Paris, në të cilën është mbajtur sfilata e radhës.



Modelet sollën në make up, ngjyrën e kaltër të ujit dhe “salty locks” (kaçurrelat të çregullta që krijohen nga uji i kripur i detit), duke krijuar një look “marinar”. Lucia Pica, krijuesja e make-up në Channel, është shprehur se frymëzimi për një ngjyrë të tillë, blu e fortë, ka qenë një zgjedhje e saj për t’i bërë vajzat që të duken të forta, por jo argesive, të thjeshta në ekstravagancën e tyre, elegante dhe moderne njëkohësisht.

I gjithë theksi, vihet tek syri; ngjyra e fytyrës shumë e lehtë, për të krijuar përshtypjen e një pamjeje të freskët dhe të shëndetshme, sikur ishte rrahur nga era e detit, me një shkëlqyes të lehtë në buzë dhe vetulla jo shumë të trasha, e ndërsa flokët disa onde shumë të lehta, ashtu sikurse krijohen nga uji i kripur i detit.

Një pamje shumë verore dhe shumë e freskët!  Për më tepër ju ftojmë që të ndiqni sfilatën e Channel.

Previous ArticleNext Article