KreuCelebrity

Videoja më e bukur e mbrëmjes: KroiArt teksa hedh hapat e parë

Fatmirësisht teknologjia, përveç disavantazheve që ka, na ka sjellë dhe shumë të mira. Në ditët e sotme, është më e lehtë se asnjëherë tjetër që të ruajmë kujtimet, apo momentet e veçanta në jetë dhe t’i ndajmë ato me miqtë tanë.

Për shembull, ndryshe nga fëmijët e brezave më të rinj, KroiArt, djali i Bieta Sulos dhe Alban Dudshit, do të ketë mundësi që ta shohë veten teksa ka hedhur hapat e parë, sepse prindërit e tyre e kanë dokumentuar këtë moment kaq të bukur për një fëmijë. KroiArt tashmë është rritur, para pak ditësh ai ka pasur ditëlindjen, dhe nuk ka vonuar shumë që ai të hedhë hapat e para ku duket shumë i sigurt shumë në vetëvete.

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Bieta dhe Albani janë padyshim një ndër çiftët më sipmatik dhe më të dashur të shoëbizit shqiptar. I kemi parë prej vitesh teksa drejtojnë së bashku një prej emisioneve të mbrëmjes, por me ardhjen në jetë të djalit të tyre të vogël, Bieta është tërhequr paksa nga ekrani sepse tashmë ka marrë një tjetër rol të rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin në jetë: të rrisë dhe të edukojë një fëmijë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF