KreuCelebrity

Dua Lipa nuk ndalet! Pas mbylljes së Champions League, e ka radhën Formula 1

Një nga artistet më emocionuese në muzikën botërore dhe dy herë fituese e çmimit “BRIT Award”, Dua Lip do të mbyllë Formula 1 2018 Singapore Airlines Grand Prix të Singaporit. Dua Lipa është duke përjetuar momentin e saj më të artë artistik, ku përveç mbylljes së Champions League mbrëmjen e sotme, asaj i besohet edhe një tjetër event shumë i rëndësishëm botëror.

 


Mbyllja do të mbahet më  14 deri në 16 Shtator,  ku Dua do të performojë përkrahë emrave të tjerë të njohur të muzikës botërore Martin Garrix, Jay Chou, The Killers dhe Liam Gallagher


Dua Lipa është shpallur si artisja më e famshme britanike në 2017 në Spotify, me 8.5 milionë këngë dhe 1.5 milionë albume të shitura në mbarë botën. Ndërsa kënga e saj “New Rules” numëron mbi 1 miliardë klikime në YouTube.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF