KreuCelebrity

Edhe këtu të pandashëm, VIP-at shqiptarë që kanë marrë partnerët në videoklipe

Revista BORDO/ B.K

Bashkimi bën fuqi!

Dhe këtë e kemi parë edhe tek çiftet e showbiz-it shqiptar, ku lidhjet VIP janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Çfarë i dhuroi Besi Xhensilës” “Cili ishte dedikimi që Albani i bëri Miriamin”, lajme të tilla gjithmonë zgjojnë shumë kureshtje tek audienca dhe janë shumë të klikuara. Mirëpo, duket se çiftet nuk janë ndalur vetëm këtu, por kanë zgjedhur që përveç se partnerë në jetë të jenë partnerë edhe në punë. Më poshtë do t’ju sjellim një listë të këngëtarëve që kanë zgjedhur që të bëjnë pjesë e klipeve partnerët e tyre dhe kështu suksesi ka qenë i dyfishtë!.

Albani dhe Miriami

Në videoklipin “Engjell”, Albani zgjodhi që modele të merrte pikërisht “engjëllin” e tij, bashkëshorten, Miriam Cani. Një dedikim absolut në të gjitha format. Por, çifti i këngëtarëve janë shfaqur disa herë bashkë në klipe, pasi kanë sjellë disa bashkëpunime, por kësaj radhe kjo dalje e tyre ishte krejtësisht ndryshe.

Besi dhe Xhensila

Dasma e tyre bëri shumë bujë. Çifti kishte rezervuar surpriza për njëri-tjetrin. Si Besi ashtu edhe Xhensila kishin përgatitur nga një këngë, dedikim për partnerin, por Xhensila e bëri edhe më konkrete, duke e marrë pikërisht Besin si “modelin” kryesor në klipin ‘Çelësi i zemrës’. Nuk do kishte kuptim, nëse në vendin e Besit do ishte dikush tjetër.

Mozziki dhe Loredana Latifi

Të gjithë e njohim Loredanën si vajzën e “Maitre Gims, Habibi”, për shkak të video së bukur që ka bërë në makinë me këtë këngë, por gjithashtu edhe si e dashura e Mozzik. Duket që bukuroshja është e pandarë nga partneri i saj, pasi e shohim tek klipet e tij si imazh, jo një, por dy herë; tek kënga “Ti Amo” dhe “Madam”.

Nora dhe Roberti

Janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Roberti e ka pranuar se ai është bërë i famshëm sepse është burri i Norës dhe nuk e ka aspak për turp ta thotë. Si fillim, ai mori pjesë në videklipin e Norës si imazh, ndonëse ishte një dedikim ablosut për të nisur edhe nga titulli, “Beby jem”. Më vonë, çifti solli së bashku një bashkëpunim, “S’ka inat, i cili ishte padyshim një sukses.

Trimi dhe “bjondja bukuroshe”

Ndonëse vajza nuk është një personazh i njohur, Trimi ka qenë në një lidhje me bukuroshen dhe pse jo ka vendosur që ta marrë është edhe në klipin e këngës që titullohet “Bla bla bla”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF