Këngëtarja e famshme e pranon: Kam qenë një nënë e keqe dhe tradhëtova burrin 0 358

Tani ajo është në momentin më të mirë të jetës dhe karrierës, por duket se Lily Allen është rrëfyer për periudhën e errët të jetës së saj në vitin 2014. Në një intervistë për “Vulture”, këngëtarja ka folur hapur dhe me sinqeritet gjithçka çfarë i ka ndodhur atë periudhë. 33-vjeçarja pranoi se tradhëtoi bashkëshortin pasi ishte në një luftë të vazhdueshme me famën dhe identitetin e saj.

Tradhëtia ka ndodhur kur ajo la muzikën për t’ju përkushtuar fëmijëve dhe aty duket se Allen humbi kontrollin e imazhit të saj. “Peshoja 88 kg, duhej ta humbja gjithë atë peshë, as nuk haja e as nuk flija. Unë e kisha patur imazhin tim gjithë kohën nën kontroll, por prej dy vitesh e shihja veten një mama me shapka dhe pizhama. Tradhëtova tim shoq, humba vetveten dhe identitetin tim. Isha një nënë e keqe”, ka rrëfyer këngëtarja britanike.

Megjithatë duket se ajo ka mbetur një periudhë e errët e jetës së saj sepse Allen ka lënë pas gjithçka të shëmtuar që ka kaluar. Ajo dhe dy fëmijët e e saj tani kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Previous ArticleNext Article