London Noor është ende i vogël për të menduar për një profesion, por ashtu si çdo fëmijë kureshtar kjo nuk e ka penguar të eksplorojë me dëshirat e tij. Në një foto të postuar në Instagram, shfaqet babi Ledioni dhe London së bashku duke i rënë një pianoje duke e shoqëruar me një mbishkrim se mezi po presin deri sa ta mësojnë.
Në foto London duket i tëri i përkushtuar në tastet e pianos duke na bërë të mendojmë se ai është vërtet duke e shijuar muzikën e saj.
“Meqë maestro @albanmale s’na mëson gjë, punojmë me forcat tona.” – shkruan Ledioni
A do të bëhet vallë edhe London pjesë e televizionit apo artit kur të rritet si prindërit e tij? Kjo është ende herët për tu zbuluar dhe deri atëherë ai do të shijojë çdo gjë të re në jetën e një fëmije. Si Sara dhe Ledioni na kanë përditësuar gjithmonë me foto të reja të London gjatë pushimeve që ato bëjnë si familje apo në raste të ndryshme festash.