KreuCelebrity

Me flokët e shkurtra dhe më të errëta, Gigi Hadid duket kaq ndryshe

Gigi Hadid duket kaq ndryshe me look-un e ri. Modelja bukuroshe ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, me flokët e shkurtër deri tek super, model ky që e shohim tek pothuajse çdo vajzë në ditët e sotme, por përveç se i ka prerë, ka ndryshuar edhe ngjyrën, duke i errësuar paksa.

Sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë që të jetë një paruke, por ky ndryshim i shkon shumë modeles bukurore, e cila vetëm pak ditë më parë ka mbushur 23-vjeç.

??‍♀️???? @ward_hair @vogueitalia @gb65 @fulviafarolfi @patti_wilson @honeynailz

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes nga Zayn Malik. U përfol për pak kohë se çifti ishte ribashkuar së bashku, por mesa duket ky ka qenë thjesht një thashethem i nisur nga fansat e tyre që do kishin dashur t’i shihnin sërish në krahët e njëri-tjetrit. Gigi Hadid po shijon suksesin e saj, si një nga modelet më të mira të momentin, duke mos munguar absolutisht në asnjë sfilatë të shtëpive më të mëdha të modës.

Nga ana tjetër, për Zayn nuk mund të themi të njëjtën gjë. Ai ka zgjedhur që të bëjë pushim, për një kohë ende të pa përcaktuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF