KreuCelebrity

Roberti tha nuk dua ta shoh më kurrë! Ja ç’bëri Tuna menjëherë pas deklaratës së kunatit

Deklarata e Robert Berishës për Tunën shokoi jo pak. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Roberti sqaroi për herë të parë marrëdhënien me kunatën e tij, këngëtaren Tuna. Ai tha se me Tunën as nuk ka patur dhe as nuk do të ketë kurrë marrëdhënie të mira, pavarësisht se ajo është nusja e vëllait të tij, Patrisit.

 

Madje deklarata e bashkëshortit të Nora Istrefit shkoi deri aty sa pohoi se ai nuk do të shkojë në asnjë festë ditëlindje që vëllai i tij do të organizojë, dhe e gjitha kjo për shkak të Tunës. Por çfarë ka bërë Tuna pas kësaj deklarate të kunatit, që pushtoi portalet?! Duket se këngëtarja as nuk e ka prishur fare terezinë, por ka dalë për t’u argëtuar dhe për të ‘jetuar’, siç edhe ka shkruar në një postim të bërë në instastory. “Më falni, dola të jetoj…Kthehem shpejt!”, ka shkruar Tuna në një foto teksa shihen dy gota verë. Hmmm, një përgjigje ndaj kunatit kjo, apo një foto e rastësishme?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF