KreuCelebrity

Sondazh/ Cili është emri më i bukur i bebave të VIP-ave shqiptar

Ardhja në jetë e një fëmijë padyshim që është momenti më i bukur në jetën e çdo prindi. Por, ata që janë bërë prindër, apo që po presin të bëhen e dinë që momenti i zgjedhjes së emrit të bebit, është sa i bukur, aq edhe i vështirë.

Para dy ditësh moderatori i “Wake Up” Eno Popi, u bë baba për herë të parë, e krahas gëzimit për statusin e ri të Enos, ne na pëlqeu pafund emri që ai dhe partnerja Atena kishin zgjedhur për vogëlushen. Liv, që do të thotë jetë, quhet e vogla e moderatorit.

Por ashtu si Eno, edhe personazhe të tjerë të showbiz-it shqiptar, janë treguar tejet origjinal, duke zgjedhur emra të veçantë, e kuptimplotë për fëmijët e tyre. Ndaj ne menduam të bëjmë një sondazh, për të zgjedhur emrin më të bukur të bebave të prindërve VIP shqiptar.

Ndërkohë ju që po prisni të bëheni prindër mund te merrni një ide. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF