KreuCelebrity

Stiluar nga Lori Hoxha, quhet “Lori”dhe është ‘best seller’ në Jawii Bags!

Ka vetëm pak ditë që emri i saj është bërë pjesë e industrisë së modës në një tjetër formë! Lori Hoxha ka stiluar të parën çantë për firmën shqiptare Jawii Bags, e cila është prezantuar në boutique-n në kryeqytet dhe reagimi ka qenë mbresëlënës! Këtu nuk flasim për pëlqime dhe komente në rrjetet sociale, por shitje të mënjehershme duke dëshmuar një sukses të dyshes Lori Hoxha dhe krijuesit të markës Jawii Bags,  Xhavid Novolani.

 

Gjithçka nisi pak kohë më parë si një sprovë për fashionisten shqiptare, një ide që u përqafua dhe u konkretizua në këtë çantë që mban emrin e saj, dhe që tashmë është realizuar në gjithë ngjyrat e ylberit dhe nuancat e tij!

Prej dhjetorit të vitit që lamë pas brandi i krijuesit të njohur në Ballkan Xhavid Novolani, “Jawii Bag” është çelur në Tiranë dhe mirëpret gjithë vajzat dhe zonjat e dhëna pas këtij aksesori luksi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF