Sugjerime stili/ Gjithçka ju duhet këtë sezon! 0 1165

Me lule

Dolce & Gabbana solli pranverën përmes këtyre syzeve të diellit dekoruar me petale shumëngjyrëshe prej qelqi dhe kristale rrezatuese. Një ‘must have’ në garderobën tuaj!

 

Mos kalo shiritin!

Këto sandale Fendi janë tregues i qartë i imagjinatës, se për të krijuar diçka unike, mjafton të gërshetosh me mjeshtëri edhe disa shirita, t’i vendosësh mbi taka dhe rezultati është i përsosur.

 

Pamje vajzërore

Askush nuk do ta besonte se Zimmerman, do të kalonte cakun duke propozuar një fustan me teksturë lulesh të vogla, përtej çdo parashikimi, një propozim ideal për një pamje tejet vajzërore.

 

Diell dhe ngjyra

Madhështia dhe eleganca e këtyre vathëve që mbajnë firmën e Guçi reflektojnë qartë identitetin, por edhe stilin e rafinuar; ideale për mbrëmje gala që kërkojnë doemos pompozitet.

Një çantë me lojëra

Ndodh që çantat e Alexander McQueen të jenë të paparashikueshme: mbi sipërfaqen e zezë të lëkurës është gdhendur një buqetë me detaje të forta metalike dhe kristale shumëngjyrëshe, si një lojë fëmijësh.

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article