KreuCelebrity

Gjelbërim, pishinë e përmasave të mëdha, Blendi Fevziu na tregon si i kalon të dielat në shtëpi

Termometri shënon 31 gradë celcius. Nëse ke vënë re, shumica e miqve të tu në rrjetet sociale (ndoshta edhe ti) janë zhvendosur drejt bregdetit, pasi padyshim një ditë e tillë kurrsesi nuk mund të kalohet në kryeqytet. Shumica kanë zgjedhur Durrësin për shkak të afërsisë gjeografike, disa të tjerë Shëngjinin, pjesa tjetër janë nisur drejt jugut, por Blendi Fevziu ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë në shtëpi.

Nuk i është dashur që të zhvendoset në asnjë nga këto qytete bregdetare, pasi në vilën e tij ka një pishinë të përmasave të mëdha, të mjaftueshme për të notuar, pushuar, dhe për t’u freskuar, duke mos i ndjerë fare këto temperatura të larta.

Vetë moderatori ka publikuar në rrjetet e tij sociale foto dhe video nga kjo pjesë e bukur e shtëpisë së tij, kur përveç se pishinës, në oborrin e tij mund të shquajmë edhe një pemë ulliri, që nisur nga trungu është dhjetëra vjeçare.

Këtë mund ta quajmë një të dielë perfekte pushimi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF