Manjola Nallbani “drithëron zemrat” me këngën e re, këngëtarja vjen më në formë se kurrë 0 803

Dhe pritjes i erdhi fundi!

Nëpërmjet disa sekuencave të vogla, Manjola Nallbani na “paralajmëroi” se shumë shpejt do të sillte klipin e saj më të fundit dhe momenti erdhi. Vetëm pak orë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj, titulluar “Je fati im”,një këngë ritmike e cila do të shoqërojë temperaturat e larta që na presin në vijim. Teksti mban firmën e saj, me disa vargje dedikuar dashurisë, sjellë në bashkëpunim me kompozitorin Enis Mullaj.

Si gjithmonë, edhe në këtë klip, Manjola duket në superformë, e veshur me një Jumpsuit të kuq, që e bëjnë atë të duket shumë elegante dhe seksi njëkohësisht. Këngëtarja e ka ndarë këtë klip me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku komentues të shumtë nuk kanë nguruar që të shprehin vlerësimet e tyre, të cilat padyshim janë shumë pozitive.

Pas publikimit në Youtube, këngëtarja  prezantoi këngën e re dhe në programin “E  diela shqiptare”, ku ishte e ftuar për të gjykuar amatorët e muzikës, në konkursin që zhvillohet çdo javë!

Ju ftojmë që ta shijoni këngën.

Previous ArticleNext Article