Modelja 21-vjeçare bëhet nënë, ish-Sofia e “Zonë e Lirë” na prezanton me vajzën e vogël

Dhe pritjes i erdhi fundit. Andonia Dobi, ose siç ne e njohim si “Sofia” e “Zonë e Lirë” është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm të bukur, modelja 21-vjeçare e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale nëpërmjet një fotoje, bashkangjitur së cilës shkruan: “Vogëlushja ime e ëmbël më në fund është me ne”. Duke qenë se ka vetëm një ditë që ka ardhur në jetë, Andonia nuk na e ka zbuluar fytyrën e plotë të vajzës së saj, por gjithashtu as emrin.

Në intervistat që ka dhënë më herët, 21-vjeçarja është shprehur se momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, ka qenë i paharrueshëm për të. Ndonëse ka përjetuar disa ndjesi njëherësh, gëzim, frikë, pasiguri për shkak të moshës së saj, të sjellurit në jetë një fëmijë, për Andonian është ndjesia më e bukur në univers, e pakrahasueshme me asgjë tjetër.

Për një modele, ndryshimi i formave trupore që pëson agjatë muajve të shtatzënisë, jo gjithmonë përjetohet shumë mirë, por për 21-vjeçaren ka qenë shumë më e lëhtë, për këtë arsye edhe rikthimi i saj duket se nuk do të jetë shumë i largët.

Previous ArticleNext Article