KreuCelebrity

Alberije Hadergjonaj publikoi dje klipin e ri dhe fama e saj u bë ndërkombëtare

Këngëtarja Alberije Hadergjonaj ka publikuar dje këngën e saj të re “Leje Leje”. Klipi dhe muzika është mjaft verore që na fton të kërcejmë dhe Alberija, si gjithmonë, duket e përsosur në çdo detaj.

Mirëpo një publikim i grimierit me famë ndërkombëtare ka bërë që ky klip të shihet nga sytë e mijërave njerëzve në të gjithë botën. Arieli, një nga grimierët e familjes më të famshme në botë Kardashian, është një person mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, sidomos nga yjet e Hollywood-it. Një postim i tij ka mjaftuar që Alberija ti kalojë kufinjtë shqiptarë.

Postimin e tij, Arieli e shoqëron me mbishkrimin “Mamaja ime e dytë. Një legjendë shqiptare”. Duket se Arieli nuk i ka marrëdhëniet e mira vetëm me Anxhelina Hadergjonaj, por edhe me mamin Alberije.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF