KreuCelebrity

Albi Nako i lidhur? Alketa e nxjer zbuluar

Në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ka qënë i ftuar edhe balerini Albi Nako, i cili i është përgjigjur shumë pyetjeve dhe kurioziteteve të fëmijëve. Mirëpo njëra nga pyetjet ishte pak më pikante nga të tjerat “Si duhet të jetë partnerja jote ideale?” kanë pyetur fëmijët. “Për mua nuk ka partnere ideale, pasi nuk ekziston. Por ka lidhje ideale mes dy personave.” ka thënë Albi

Mirëpo Alketa e ka ngacmuar sërish duke e pyetur a ka një lidhje ideale aktualisht në jetën e Albit dhe përgjigja e tij “jam në kërkim dhe po pres të trokasë në derë” duket se nuk e ka bindur Alketën. Përkundrazi e ka bërë atë të qesh dhe ta ngacmojë më shumë duke e krahasuar me Pinokun, që i rritej hunda kur gënjente dhe nuk ishte i sinqertë.

Vallë Albi është në një lidhje dhe nuk do ende ta zbulojë? Para pak kohësh ai u përfol gjatë në media për një lidhje të mundshme me balerinën dhe vajzën e motit në Tv Klan, Alba Hoxha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF