Britania e Madhe ka fituar një shumë marramendëse nga dasma Harryt me Meghan 0 217

Më shumë se një javë më parë Princ Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë  e tyre me martesë në një ceremoni madhështore, në të cilën ishin sytë e gjithë botës. Revista ekonomike ‘Brand Finance’ ka publikuar vlerën monetare që mendohet se do të fitojë Britania këtë vit.

Revista ka arritur në këtë përfundim, pasi analizoi çdo element të dasmës dhe fitimi mendohet të shkojë 1.2 miliardë stërlina. Kjo vlerë është më e madhe se fitimi që pati Britania nga dasma e Kate dhe William në viti n 2011, dhe sipas ekspertëve arsyeja është që Harry dhe Meghan janë martuar në ditë pushimi dhe nuk ndikoi në ekonomi.

 

Previous ArticleNext Article