KreuCelebrity

E kemi parë gjithmonë super të kuruar, por asnjëherë në rolin e nënës

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është fotografuar duke kaluar një ditë në natyrë me fëmijët e saj. Pas lindjes së fëmijës së tretë Louis Arthur Charles, Kate është tërhequr nga detyrat dhe angazhimet e saj zyrtare në familjen mbretërore, për t’ju përkushtuar tërësisht rolit të nënës.

E fotografuar pranë Princit Xhorxh dhe Princeshës Charlotte gjatë një aktiviteti me kuaj në Norfolk, Kate shfaqej e thjeshtë dhe elegante me një fustan të Zara-s që kushton vetëm £39.99 dhe flokë të kapura lirshëm. Kjo paraqitje e saj është shumë larg daljeve të saj zyrtare me flokë super të rregullta dhe veshje mijëra euro.

Ajo u shfaq krejt e lirshme, madje edhe duke u ulur në bar për tu kujdesur për dy fëmijët e saj. Kjo është hera e parë që Kate, Xhorxh dhe Charlotte janë parë në publik duke shëtitur pas dasmës mbretërore, të princ Harry-t.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF