KreuCelebrity

Emina mund të jetojë kudo, por jo pa ushqimin shqiptar

Modelia Emina Cunmulja ka vetëm 4 ditë që ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë Mia Soraya Nazarian dhe sigurisht si çdo nënë e re ka nevojë për ndihmë. Në mungesë të mamasë së saj, në ndihmë i ka ardhur e motra, të cilën me përkëdheli e quajnë teze Pepi. Ajo jo vetëm që i ka ardhur në ndihmë me bebin e sapolindur dhe gocën më të madhe Ella Faria, por edhe duke plotësuar dëshirën e Eminës: ushqimin shqiptar.


Këtë radhë Emina e ndihmuar nga motra e saj kanë gatuar disa ushqime të thjeshta por që na shtuan nepsin si kunguj me kos, patëllxhan të pjekur, speca të skuqur, byrek, etj. Vajzat e familjes duket se janë duke e shijuar shumë drekën e tyre.

Emina është e fiskuar pas ushqimit tradicional shqiptar dhe këtë nuk heziton kurrë ta tregojë edhe përmes postimeve të saj në Instagram. Kudo që ajo jeton dhe pavarësisht jetës luksoze që bën, Emina nuk i largohet rrënjëve të saj shqiptare. Gjithashtu përveç ushqimit, Emina është shumë kërkuese edhe me fëmijët e saj, të cilët të njohin dhe rriten me traditat shqiptare. Nuk kemi çfarë të themi përveçse BRAVO Emina për thjeshtësinë tënde.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF