I biri i nxjerr foton e para shumë viteve/ Ja si dukej Inva Mula 0 790

Një ndër sopranot më të mira dhe të njohura në arenën botërore, Inva Mula duket se nuk ndryshon kurrë për sytë e publikut. Të gjithë e mbajmë mend po njësoj, me floket e verdha të kapura, lëkurën e bardhë dhe sytë e qeshur ku vitet duket se nuk kalojnë për të. Por na u desh një foto e rikthyer ndër vite, nga i bir i saj Antoni Çako, për tu kujtuar për Invën në fillimet e karrierës së saj.

Një foto e shumë viteve më parë, ku vetë Antoni ishte shumë i vogël, duket Inva me flokët e gjatë dhe po e qeshur si gjithnjë. Ai e ka shoqëruar foton me fjalët më të bukura që mund ti thuash një nënë: “Të dua mami.” Kjo vërtetton edhe një herë marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe të pandshme. Antoni është frut i martesës së parë të Inva Mulës me këngëtarin Pirro Çako.

Previous ArticleNext Article