Mini-syzet, trendet e fundit në Italoptik 0 708

Ato janë modelet më IN të momentit, të vogla, por me prerje sensuale që kanë ngjallur dëshirën e shumë personazheve VIP për t’i pasur pjesë të look-ut të tyre

Ardhja e Veres zgjon më fort se asnjëherë tjetër, dëshirën për të zgjedhur syzet e duhura të diellit. Mos u lodhni më kot, sepse në Italoptik do të gjeni modelet më IN të sezonit, pikërisht modelet e syzeve të vogla, të cilat konsiderohen edhe kryefjala e tendencave të momentit, nga pasarelat deri në stilin e rrugëve. Do të ishte pikërisht marka e njohur Le Specs, ekskluzivitet i Italoptik në Shqipëri, ajo e cila mund të themi se lançoi e para dhe më fort se çdo markë tjetër, trendin e syzeve të vogla për vitin 2018. Pikërisht këto modele mund t’i gjeni tani në të gjitha dyqanet e Italoptik, pranë qendrës tregtare TEG dhe në dyqanin historik pranë Selvisë.

Po çfarë janë mini-syzet? Ato janë konsideruar nga stilistët si frymëzimi më i madh i sezonit Pranverë/Verë 2018. Vërtet një propozim emocionues, sepse mini-syzet janë të vogla, vijnë me forma këndore, sy maceje apo ovale, pa lënë mënjanë ato drejtkëndore. Por ajo që bie në sy dhe i bën seksi, është fakti se janë pikërisht në madhësinë e syve, duke lënë jashtë vetullat, e si rrjedhim duke turbulluar shikimin e kujtdo.

Shumica e modeleve janë të frymëzuara nga vitet 1960, Audrey Hepburn, por ka edhe versione të viteve 1970, por ama të dizenjuara dhe duke ju referuar një stili paksa retro. Mund të zgjidhni në Italoptik mes një pafundësie ngjyrash, të cilat ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit tentojnë drejt atyre të çelëta. Ju mund të zgjidhni skeletin metalik me xhama rozë, të verdhë të hapur, ngjyrë mjalti, lejla dhe pasqyrë me tonalitete të çelëta brenda të njëjtave tendenca të markës prestigjioze Vogue, Vintage dhe Le Specs apo të provoni të njëjtën formë por me ngjyra të ndryshme, të cilat janë pikërisht ekskluzivitet në këto dyqane.

Mund të zgjidhni edhe skelete më të trashë, kryesisht ato plastikë, me formën e famshme sy maceje me një ose dy tonalitete. Po marka Vogue sugjeron modelet paksa futuristike, me rifinitura metalike dhe korniza të gdhendura, që i bëjnë syzet të ngjajnë si një aksesor unik dhe që plotësojnë pamjen tuaj. Po kaq joshëse janë edhe modelet Dita Journey, edhe kjo një markë e cila është ekskluzive në vendin tonë vetëm në rrjetin e dyqaneve Italopti

E në fakt, kjo tendencë e tillë u bë e dukshme qysh në vitin e shkuar në koleksionin Pranverë/Verë, ku rezultojnë të shitura mbi 400 mijë syze dielli me këto lloj formash. Gjithë ky frymëzim i syzeve të vogla të diellit erdhi pikërisht nga bashkëpunimi i suksesshëm mes markës Le Specs me Adam Selman, i cili revolucionarizoi pikërisht këtë model, duke i kthyer në trend, aq sa shumë VIP-a nuk i hoqën nga sytë. Referuar modeleve me formë sy maceje, versioneve me strukturë plastike alla Lolita dhe paksa syzeve të pilotëve, Adam Selman dizenjoi nga e para syzet e vogla për Le Specs një model i cili theksonte tiparet, duke ringjallur vëmendjen sidomos tek pjesa e syrit.

E kështu, pas shumë vitesh të dizajnimit të tepruar të syzeve të mëdha, mini-syzet duken akoma më emocionuese se modelet e vjetra, sepse siç thonë stilistët, pamja e tyre ofron fokusin në mënyrë të përkryer tek shikimi. Shumë prej këtyre modeleve i kemi parë tek personazhe VIP-, sidomos Rihanna dhe Bella Hadid, por edhe Beyonce e cila u shfaq në ceremoninë e çmimeve Grammy, ndërsa nga VIP-at shqiptarë të parët që guxuan janë Jonida Maliqi, Armina Mevlani dhe Arilena Ara, figurat më fashion të showbiz-it.

Po kaq interesante janë edhe ato që quhen modelet Matrix, me dizenjo minimaliste, të cilat nxjerrin në pah formën e fytyrës tuaj, duke e bërë të ngjajë akoma më lozonjare. Po kaq të preferuara, sidomos për fytyrat ovale, janë syzet në formë sy maceje, të cilat ndryshe nga modelet e viteve ’60, tani kanë një formë akoma edhe më të mprehtë. Për fytyrat e rrumbullakëta, janë ideale modelet drejtkëndore me elemente futuristike.

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet do të hasni syze që kanë korniza shumë të vogla, duke nxjerrë kështu tiparet e fytyrës dhe kjo duket qartë te hundëza, e cila sivjet është akoma më e dalë, pikërisht për të mos mbuluar totalisht sytë. Për një stil urban, e jo vetëm, mund të plotësoni pamjen tuaj duke kombinuar modelet e syzeve që gjenden në Italoptik, i cili ka ekskluzivitet disa nga markat më të njohura, mes tyre Vogue, Le Specs apo Dita Journey, modele të cilat do ta bëjnë pamjen tuaj të ngjajë më e sofistikuar…

 

 

Previous ArticleNext Article