KreuCelebrity

Paskemi dasmë! Balerini i njohur shqiptar martohet këtë muaj

Prej vitesh ai jeton dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Itali. Kledi Kadiu duket se ka vendosur të çojë në altar nënën e vajzës së tij Charlote Lazzari. Ceremonia e martesës do të mbahet më datë 28 qershor,  në periferi të Romës, kanë zbuluar burime për voxalbanie.com.

 

Kledi dhe Charlote duket kanë preferuar një ceremoni aspak private, pasi mendohet se aty do të marrin pjesë të ftuar nga  bota e artit, televizionit, medias e politikës, ndaj me siguri që edhe ‘zhurma’ që do të krijohet atë ditë do të jetë e madhe. Ceremonia do të zhvillohet buzë liqenit të Braçianos. Balerini i njohur dhe partnerja e tij janë prindër të një vajzë 2-vjeçare, e cila quhet Lea.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF