“Book Club”, premiera e javës në kinema Millennium 0 400

   Katër aktorë të kalibrit Oskar;  Diane Keaton, Jane Fonda, Mary Steenburgen dhe Richard Dreyfusssë bashku me dy kandidatë për statujën e artë, aktorët;  Candice Bergen dhe Andy Garcia vijnë në ekranin e madh të kinema Millennium me një nga komeditë më të bukura të verës; “Book Club”.
FIlmi fillon projeksionet e tij prej datës 31 maj, duke shënuar kështu të parën premierë të sezonit veror për publikun shqiptar.  Historia e komedisë rrëfen sesi ndryshon jeta e katër mikeshave për kokë pasi lexojnë”50 Shades of Grey” në klubin e përmuajshëm të librit. Në kastin e aktorëve edhe ylli Don Johnson  i cili është babai i Dakotës që luan rolin e Anastasia Steele në triologjinë “Fifty Shades of Grey”.
    Andy Garcia dhe Diane Keaton kanë luajtur më parë si nip e hallë në trilogjinë klasike “The Godfather”.  Ndërsa në historinë rozë të Hollivudit shënohet se aktoret Diane Keaton, Jane Fonda dhe Candice Bergen kanë pasur nga një lidhje në jetën e tyre me aktorin Warren Beatty.
    Filmi shënon debutimin e parë si regjisor të Bill Holderman dhe nga një buxhet i vogël ka arritur të nxjerrë fitime të mëdha që në fundjavën e parë. Natyrisht që ka marrë edhe vlerësimin e kritikës e cila e krahason me serialin dhe filmin “Sex and the City”.
 
Skeda e filmit
Titulli: Book Club
Regjia: Bill Holderman
Skenari: Bill Holderman, Erin Simms
Aktore: Diane Keaton, Jane Fonda, Candice Bergen
Kohëzgjatja: 1 orë 44 min
Gjinia: komedi
Sinopsi: Katër mikesha prej vitesh ndryshojnë krejtësisht jetën e tyre pasi lexojnë”50 Shades of Grey” në klubin e përmuajshëm të librit
Previous ArticleNext Article