KreuCelebrity

Këngëtarja tregon momentin më të vështirë në skenë: Vajta në koncert sapo më vdiq vjehrri

Këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako ka qenë e ftuar tek Emisioni “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj familjare dhe atë artistike. Ndër bisedat e ngrohta të zhvilluara me Rudina Magjistarin, Irini ka treguar edhe një moment të vështirë në jetën e saj artistike e personale. Ajo ka rrëfyer se i është dashur të dilte të këndonte në skenë kur vjehrri i saj sapo kishte ndërruar jetë.

“Është një sakrificë e madhe që kalon artisti. Vjehrri im sapo kishte ndërruar jetë dhe mua më duhej të shkoja në një koncert qeveritar. E lash atë në krevat siç ishte me njerëzit e shtëpisë pa u varrosur ende dhe vajta në koncert. Ishte shumë e vështirë pasi vjehrri më ka dashur shumë, dhe unë e kam dashur shumë. Sapo u ngjita në skenë harrova gjithçka. Truri më punonte vetëm te kënga. Artisti ka një përgjegjësi shumë të madhe në skenë pasi duhet të harrojë çdo gjë, për t’ju përkushtuar publikut. ” – ka thënë Irini

Kjo deklaratë e saj i ka habitur të gjithë, ku Rudina e ka pyetur nëse mundej ta anulonte koncertin.

“Nuk mund ta anuloja pasi unë përfaqësoja grupin e Jugut të Shqipërisë dhe ishin shumë persona të varur prej meje. Këngët e mija ishin të rëndësishme.”- ka përfunduar Irini.

Sigurisht që të jesh artist ka përgjegjësi të mëdha dhe nuk është aq e lehtë sa çmund të mendohet.


Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF