Keni dëgjuar për fenomenin e “Michelangelo” në dashuri? Thuhet se është çelësi i suksesit 0 865

Kur niset një marrëdhënie, në të shumtën e rasteve asnjë nga partnerët nuk mendon se ky raport do të jetë afatshkurtër. Të gjitha çiftet kanë synimin që të mendojnë marrëdhënia e tyre do të zgjasë përgjithmonë, pavarësisht peripecirave që mund të hasin gjatë rrugës.

Sigurisht, nuk ka një formulë fikse që na tregon rrugën e duhur për një lidhje dashurie perfekte, po ka disa këshilla nga ekspertë, që na vijnë në ndihmë për të pasur një raport sa më të lumtur.

E keni dëgjuar efektin e Michelangelo-s në dashuri?

Specialistët e vlerësojnë këtë si efekt më të rëndësishmin, që pretendon të mbajë marrëdhënien tuaj aq të fortë sa guri. Emri i këtij fenomeni, vjen nga ideja që partneri është skulptori. Michelangelo ishte një mjeshtër në zbulimin e figurave të fshehura madhështore në gur, që do të thotë që ju duhet të bëni të njëjtën gjë në lidhjen tuaj. Nëse dy njerëz që dashurohen përpiqen që të nxjerrin tek njëri-tjetri, tiparet më positive, atëherë të jeni të bindur që kjo marrëdhënie do të zgjasë në kohë.

Pra, ju duhet të bëni të njejtën gjë që bëri Michelangelo me skulpturën e tij të famshme, David.

 

Previous ArticleNext Article