KreuCelebrity

Manjola Nallbani, “mbretëresha” e “jumpsuit”. 9 rastet që e dëshmojnë

Ajo dallon kudo që e sheh. Vështirë se mund të rrijë kush indiferent në momentin që i kalon pranë Manjola Nallbani. Edhe nëse nuk do të ishte një figurë e  njohur e ekranit, si artiste e merituar, me siguri vëmendja ndaj sileutës dhe figurës së saj nuk do të mungonte asnjëherë.

Gjithnjë e kuruar, e kujdesshme në detaj, në flokë, grim e veshje këngëtarja e pakohë është cilësuar si një nga artistet me shumë shije  në paraqitjen e saj. Padyshim që Nallbanin e ndihmon edhe fiziku i saj, që duket se s’ka moshë, pasi edhe një palë tuta të thjeshta, tek ajo duken tejet ‘style’.

Duket se Manjola ka një veshje të preferuar në garderobën e saj, dhe ajo është kujdesur që të ketë jo 1 por plot 9 modele ‘jumpsuit’ (të paktën kaq arritëm të numëronim ne nga fotot e marra në llogarinë e saj në instagram, sepse me siguri do të ketë edhe të tjera). Nëse ka një veshje me të cilën çdo femër do të ndihej rehat, seksi, chic, sport, apo të gjitha bashkë, ajo është pikërisht ‘jumpsuit’.

Me siguri kjo është dhe arsyeja që Manjola jo më kot e ka të preferuarën e saj këtë stil veshje, të cilën tek ajo e gjejmë, në ngjyra, prerje, e dizajne të ndryshme.  Veshtirë se mund të themi se cili model i shkon më shumë, pasi  ‘jumpsuit’ duket një prerje enkas për të.  Zgjedhje e zgjuar Manjola!

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF