KreuCelebrity

Jo vetëm një familje e bukur, por edhe shumë e lumtur

Një ndër çiftet më të bukur të Hollywood-it, Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë fotografuar në një park duke luajtur me vajzën e tyre Lea. Ato kanë kaluar një ditë normale familjare, ku të tre dukeshin mjaft të qeshur dhe të lumtur. Supermodelja 32-vjeçare edhe pse me një veshje të thjeshtë sportive sërish arrinte të tërhiqte vëmendjen drejt vetes. Ndërsa Bradley Cooper, jo më kot është shpallur një ndër meshkujt me seksi në botë.

Sigurisht që në një ditë të kaluar në park, argëtimi nuk është vetëm për fëmijët por edhe për prindërit, ku që të dy janë fotografuar duke u lëkundur tek lisharsja. Në fund të fundit edhe mami me babin kanë nevojë për pak argëtim.

Çifti nisi romancën e tyre në vitin 2015 dhe u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë në mars të 2017. Edhe pse aktualisht flitet shumë për një propozim martese mes tyre, çifti nuk ka vërtetuar asgjë. Ato duken mjaft mirë dhe të lumtur ashtu siç janë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF