KreuCelebrity

Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë rikthyer bashkë? Ky veprim na bëri të dyshojmë

Ishin një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Të dy të rinj, të bukur, me karrierë në ngjitje, formonin atë që ne në ditët e sotme i quajmë “couple goals”. Por në një kohë që prisnim që ta konfirmonin lidhjen e tyre, ato u ndanë. Nuk i pamë më baskë në krahët e njëri-tjetrit, por gjithashtu e kuptuam një gjë të tillë edhe nga deklaratat e Kiarës teksa ishte e ftuar në “Pop Culture”.

Mirëpo duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë në marrëdhënien e tyre. Duket se çifti është rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Sot ju e dini që Instagrami është shndërruar në një burim informacioni shumë të rëndësishëm, dhe pas ndarjes Butrinti dhe Kiara nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por tashmë janë sërish miq në rrjetet sociale.

Mesa duket gjërat janë qartësuar dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF