KreuCelebrity

Kujdes kur të komentoni në fotot e Marjana Kondit, sepse do merrni një përgjigje siç vetëm ajo di

Marjana Kondi, duket se e ka të lindur humorin, pasi jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme ajo është një zonjë plot humor. Miqtë shpesh Marjanën e kanë ‘lezetin’ e tavolinës, pasi aktorja bëhet gjithmonë protagoniste e situatave gazmore.

E duket se shakanë, Kondi nuk mund ta lërë mënjanë edhe nëpër rrjete sociale. Teksa ka postuar një foto në llogarinë e saj në instagram, aktorja ka marrë një koment nga një prej ndjekësve, të cilit Marjana i ktheu një përgjigje siç vetëm ajo di. “Si aktore ke dalë”, i shkruan komentuesi. “Po, si aktore, se profesioni im është traktoriste”, shkruan Kondi duke shkaktuar jo pak të qeshura tek ndjekësit e tjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF