Luftë klipesh shqiptare/ Kush do ta freskojë verën e nxehtë

Kjo verë pritet të jetë vërtet e mbushur me hite.

Një sezon veror i këndshëm nuk mund të mendohet pa hitet muzikore që na shoqërojnë gjatë gjithë periudhës së plazhit dhe pushimeve. Këngët ritmike, veshjet plot ngjyra, vendet ekzotike janë pjesë jo vetëm e verës, por edhe e klipeve muzikore, që dalin enkas për këtë periudhë në të gjithë botën. Kjo vlen edhe për artistët shqiptarë, të cilët duket se këtë periudhë janë vënë të gjithë në lëvizje për të nxjerrë projektet e tyre të reja. Duket se këngët e tyre ritmike do të kërcehen nga mijëra të rinj gjatë gjithë netëve verore.

Kanë qenë të shumta njoftimet e tyre nëpër rrjetet sociale duke përgatitur fansat lidhur me projektet që pritet të publikojnë. Nisi me rikthimin e bujshëm të grupit West Side Family me këngën e tyre “Komshia” dhe më pas me Jonida Maliqin, e cila risolli në skenë modelin e preferuar të vajzave shqiptare Oni Pustina në këngën e saj “N’errësirë”.

Por duket se vetëm disa ditë më pas do të publikonte këngën e saj ritmike “Bla Bla Bla” Klea Huta. Pjesë e hiteve verore u bë edhe këngëtarja Manjola Nallbani me “Je fati im”. Një zë potent, mjaft energjike dhe një tekst që çdo i dashuruar do ja dedikonte me kënaqësi partnerit/es së tij. Kjo këngë është kthyer në hit që tani.

Nuk mund të rrimë pa përmendur edhe klipin “Leje Leje” të Albërije Hadërgjonaj apo bashkëpunimin e dyshes më të preferuar nga të rinjtë Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi.

Këto këngë jemi duke i shijuar aktualisht, por edhe shumë të tjera pritet të dalin duke na shtuar edhe më shumë kuriozitetin. Bashkëpunime mes emrave të njohur si Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi, Nora Istrefi dhe Mixey, Soni Malaj dhe Jowell, apo kënga e Elvana Gjatës “Ku vajti?”, e cila është duke na e prezantuar klipin pak nga pak përmes postimeve të saj.

Po ju kush mendoni se do të jetë kënga më hit e kësaj vere? Nuk keni faj nëse jeni në dilemë, pasi janë të gjitha shumë të bukura dhe të sjella nga emrat më të vlerësuar të muzikës shqiptare.

Previous ArticleNext Article