Egla Ceno: Në telenovelën “Njerëz dhe Fate” është historia e jetës time 0 2220

“Njerëz dhe Fate”, është telenovela e parë shqiptare, e cila pasqyron ngjarje nga realiteti shqiptar i viteve kur u transmetua për herë të parë. Është një ndër prodhimet më të suksesshme në kinematografinë shqiptare, ndaj ende sot ky film përbën kuriozitet tek publiku.

Aktorja Egla Ceno nëpërmjet një interviste për gazetën “Intervista”, ka zbuluar se ai serial është bazuar në historinë e jetës së saj. Mesa duket ka qenë Egla ajo qe ka nisur ta shkruajë atë projekt, por që kjo gjë nuk ishte thënë asnjëherë deri sot.

“Do të realizohej telenovela e parë shqiptare, dhe mu propozua mua që ta shkruaja. Por ende nuk kishim një ide të qartë se si do të ishte ky serial. Gjithsesi unë mora laps dhe letër dhe e nisa këtë projekt duke u nisur nga historia ime personale. Personazhi i parë që krijova ishte babai im, i cili ka qenë kinooperator, por që vdiq në moshë 48-vjeçare kur unë isha adoleshente. Unë kam qenë shumë e lidhur me tim atë dhe në një farë mënyre doja ta mbaja atë gjallë, nëpërmjet këtij personazhi. Pastaj krijova Erën, që isha unë. Doja shumë që të materializoja marrëdhënien që unë kisha me tim atë. Më tej mua mu desh të largohesha nga Shqipëria, duke e lënë projektin përgjysmë, por kur i gjithë filmi përfundoi dhe unë pashë që babi dhe vajza ishin ende aty, u lumturova pa masë”, ka treguat aktorja Ceno.

Ndërkohë Egla vazhdoi karrierën e saj në Itali dhe vetëm pak vite më parë u kthye në Shqipëri, pas një oferte që ju bë nga Digitalb, ku pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm më aktorin Elvis Pupa në programin “M’fal për shprehjen”.

 

Previous ArticleNext Article