KreuInterior

4 këshilla si të zgjidhni tapetin e përsosur për shtëpinë tuaj

Çdo person dëshiron ta bëjë shtëpinë të duket e përsosur, dhe për këtë vazhdimisht bëjnë ndryshime në shtëpi me ndryshimin e orendive, mobilieve dhe ngjyrës së mureve. Mirëpo ka edhe gjëra më të thjeshta që mund të ndryshoni për ti dhënë një tjetër pamje shtëpisë dhe ato janë tapetet. Mund ta keni dëgjuar shesh shprehjen e nënave apo gjysheve tone se shtëpia “pa perde dhe tapet duket lakuriq.” Dhe kanë të drejtë, një tapet i bukur dhe madhësia e duhur e tij e bën një ambient të duket shumë herë më i bukur dhe i plotësuar. Ja 4 këshilla si të zgjidhni tapetin e duhur për çdo ambient të shtëpisë.

1-Për korridorin

Kjo është pjesa me e rëndësishme e shtëpisë pasi është hyrja dhe ambienti që të ofron mikpritjen. Zgjidhni një tapet jo shumë të madh dhe në ngjyrë të çelët dhe jo shumë të ngarkuar. Sa më e thjeshtë paraqitja e hyrjes, aq më elegante do të duket shtëpia.

2-Salloni i ndenjes

Tentoni drejt një madhësie jo shumë të madhe të tapetit, por të mjaftueshme për të vendosur mobiliet rreth tij. Shkoni drejt motiveve dhe ngjyrave të guximshme por në harmoni me pjesën tjetër të ambientit.

3-Dhoma ngrënies

Në këtë rast duhet të siguroheni që tapeti të jetë mjaftueshëm i madh për të zënë brenda saj tryezën e ngrënies dhe karriget. Gjithashtu, sigurohuni që të jetë një tapeti i lehtë për tu pastruar pasi do të jetë zona ku njollat do të jenë të pranishëm më shumë se çdo vend tjetër. Sigurohuni ta zgjidhni qilimin me mençuri.

4-Dhoma e gjumit

Zgjidhni një tapet të madh për dhomën tuaj të gjumit dhe sigurohuni që të jetë më i madhe se gjerësia e krevatit tuaj dhe një pjesë e tij duhet të hyjë poshtë. Një ngjyrë e lehtë do të dukej shumë bukur ose mund të zgjidhni një ngjyrë të përafërt me atë të murit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF