KreuStil Jetese

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë

Për të gjithë ju vajza që e dashuroni ngjyrën e zezë.

Nëse vera mendohet plot ngjyra e veshje të çelëta, ka mjaft nga ato vajza që preferojnë të mbajnë ngjyrën e zezë dhe gri. Nëse dëshironi të jeni kundra rrymës epo të paktën zgjidheni ta bëni me stil. Ja disa mënyra shik dhe origjinale si të mbani ngjyrën e zezë për verë.

1-Një fustan i zi me rripa, i shkurtër dhe që ka një pamje joshëse kombinojeni me një palë pantofla me detaje theke dhe një çantë të vogël të zezë, por që ka disa detaje ngjyrash në të. Nëse është me punime etnike do të dukeni edhe më cool.

2-Nxirrni në pah veten përmes grafikëve, që janë shumë në modë këtë sezon. Një T-shirt e zezë më logo apo figura dhe një palë xhinse të zeza duken bukur bashkë. Nëse jeni mjaftueshëm të guximshëm zgjidhni edhe xhinset me grafike. Një çantë e vogël moderne dhe një palë sandale të sheshta janë perfekt për të plotësuar veshjen tuaj.


3-Nesë dëshironi të visheni me të zeza edhe në plazh zgjidhni një palë pantallona të shkurtra me detaje qëndisje dhe një çantë të vogël me thekë në ngjyrat bardhë dhe zi. Sigurisht që kapela e plazhit dhe sandalet dihet që do ti keni në ngjyrë të zezë.

4-Për paraditet e nxehta zgjidhni një palë pantallona të shkurtra me printe të errëta dhe një kanotiere të shkurtër. Plotësojeni veshjen me një palë atlete dhe një varëse argjendi që bie në sy.

5-Një palë kominoshe nuk duken asnjëherë keq, përkundrazi do ju japin një pamje më të ëmbël . Visheni poshtë me një bluzë me kuadrate dhe shtoni detaje të printeve leopard për një stil më elegant dhe të guximshëm.


6-Një fustan femëror me lule dhe detaje frudash në ngjyrë të errët, një palë sandale me rripa dhe një çantë dore do ju bëjnë të dukeni shumë elegante dhe e ëmbël.


7-Një palë culottes me pika dhe një bluzë e shkurtër duken shumë bukur bashkë. Plotësojeni veshjen me një palë këpucë të sheshta në ngjyrë argjendi dhe një çantë moderne.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF