KreuCelebrity

Chrissy Teigen është mami më pa komplekse në botë dhe le ta kemi zili!

Pasi sjell në jetë një fëmijë (apo dy, ose edhe 3), makthi i çdo nëne janë strijat që mbesin në trup pas lindjes. Nëse shumë prej nesh mundohen t’i fshehin, apo t’i kamuflojnë nëpërmjet veshjeve, për supermodelen Chrissy Teigen, duket se ky nuk përbën aspak problem.

Ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe ashtu siç bëri edhe dy vite më parë, Chrissy nuk ngurroi aspak të postojë një foto në të cilën duken qartazi strijat në trup. Modelja është e njohur për tipin e saj pa komplekse, dhe kjo gjë e ka kthyer atë në një prej figurave më të dashura.

Pak ditë më parë ajo postoi një foto në llogarinë e saj në instagram, në të cilën pasqyronte realitetin e paslindjes. Me korsenë veshur, flokët e pakrehura, portretin e lodhur në fytyrë nga pagjumësia, Teigen tregon fare pa filtër jetën e vërtetë të një nëne të re. Le të jemi te gjjtha kaq të vërteta sa Chrissy.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF