“Ky është fundi”, arti modern i Jon Krajës prezantohet në galerinë “AGORA” në Strasburg 0 212

“Piktura ime-parfumi im: Është jeta ime plot kuptime dhe moskuptime, është e pavetëdijshmja ime që më befason, është vargu që ruan parajsën dhe ferrin. Është dashuria që nuk është e dukshme për të gjithë “-JON KRAJA.

Një pasardhës i një familjeje artistësh, i rritur gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, Jon Kraja ka zhvilluar një stil origjinal dhe të veçantë në artet vizuale.

“Ky është fundi” (This is the end) është ekspozita e tij më e fundit në galerinë AGORA në Këshillin e Europës në Strasburg. Një cikël i pikturave të formatit të madh, ku emocionet krijojnë thyerje dhe një gjendje emocionale, që të zhytë në mendime. Ngjyrat derdhen mbi telajo, rrjedha e tyre ndjek rrugët e pavetëdijshme. Artisti ndërhyn në procesin e përzierjes së ngjyrave, duke u prerë rrugët, duke zbutur paksa trajektoret e tyre të egra, për të krijuar një ndërveprim të butë, të cilat çojnë në krijimin e imazheve shpërthyese, të brishta, unike dhe të pamundura për t’u krijuar dy herë.

Kraja prodhon piktura të fuqishme dhe befasuese, grafika, instalime dhe skenografi. Ai është i shqetësuar nga e panjohura, e cila e shtyn atë të kërkojë elemente si universi, qeniet njerëzore, jeta dhe vdekja, paqartësitë dhe dritat, duke eksploruar hapësirat e panjohura të krijimit. Ajo që godet në veprat e tij është hulumtimi në frymën e gjërave, duke shmangur përpjekjet për të krijuar vepra që i takojnë një stili apo trendi të veçantë.

Previous ArticleNext Article