Sa të ndryshme Marina dhe Luana, fotot e tyre nga pushimet na e vërtetuan plotësisht këtë 0 1057

Marina dhe Luana i kanë fansat e ndara dhe për këtë edhe ato janë të vetëdijshme. Marinën e pëlqejnë më shumë vajzat, e ndërsa Luanën djemtë. Jo më kot gjejmë komente negative tek motra e vogël e Vjollcave, sepse femrat njihen për natyrën e tyre paksa “xheloze” dhe nuk ngurojnë ta shprehin këtë.

Dy bukuroshet kanë shkuar me pushime, në një destinacion që nuk na e kanë treguar, e megjithatë fotot nuk kanë munguar. Për hir të së vërtetës, fotot e Luanës kanë qenë më provokuese, joshëse, ku theksi i është vendosur tek format e saj trupore, perfekte duhet ta themi. E ndërsa me Marinën është e kundërta. Ajo ka postuar një foto të pamjes së bukur që ka përballë dhe një pjesë shumë të vogël të fytyrës së saj.

Me këto foto, na e vërtetuan që janë shumë, po shumë të ndryshme. E kemi fjalën për në stil, pasi në pamje nuk dallohen nga njëra-tjetra.

Previous ArticleNext Article