KreuCelebrity

Zonja Tefta largohet nga ekrani: Do kujdesem për bebin që do vijë

Puntata e sotme e “Rreze dielli” në Report Tv ka qenë një emision special.

Ishte dalja e fundit në ekran për Zonja Teftën, siç ne jemi e njohim Tefta Pajengën, pasi ajo njoftoi se do të largohet përfundimisht nga bota e televizionit. Stafi i Report TV, i kishte përgatitur një buqetë me lule dhe një trofe në të cilin shkruhej “ Zonjës Tefta, profesioniste e shquar dhe simbol i një televizioni modern dhe pranë njerëzve”.

“Kam 70 vite në kurriz dhe 14 vite në ekran. Vjen dita që duhet lënë stafeta. Duhet të kujdesem për bebin që më vjen së shpejti”, u shpreh ajo teksa njoftoi largimin. Zonja Tefta ka nisur emisionin e parë të gatimit në historinë e televizioneve shqiptare, në ekranin e Telenorbës.

Ajo së shpejti do të bëhet gjyshe, pasi nusja e djalit, Greiss Petroviç është në pritje të ëmbël.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF