KreuCelebrity

Erdhi koha që të bashkohen! Marina dhe Luana bashkë në TV Klan!

Sa herë që Ermal Mamaqi postonte në profilin e tij në Instagram se kush do të ishte i ftuari i radhës, ishte pamundur që të mos gjeje komente të fansave të zjarrtë të Luanës, që i kërkonin atij ta ftonte në emision.

Por duke qenë se Luana, drejtonte një emision “Shiko Kush Luan” që konkurronte drejtpërsëdrejti “Xing me Ermalin” dhe për më tepër në televizionin rival, Top Channel, kjo gjë ishte e pamundur. Megjithatë, tashmë që Luana e ka mbyllur sezonin e saj, Ermali nuk nguroi që ta ftonte atë.  Në 6 qershor, ato kanë paralajmëruar një puntatë shumë të nxehtë, siç janë edhe këto ditë vere, siç është edhe Luana vetë…Ermali jo dhe aq.

Më në fund…@luanavjollca në Xing me Ermalin. Ju që doni ta shikoni live,ejani të mërkurën 6 qershor në TVKlan. Emisioni më i nxehtë????????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Mirëpo, me këtë ftesë Ermali ka bërë bashkë në TV Klan, dy motrat Vjollca. Marina nga njëra anë po punon për sezonin e ri që do të nisë, e ndërsa Luana do të vijë si një mysafire. Marina dhe Luana bashkë në TV Klan, si dikur në Top Channel, ndonëse ky bashkim do të zgjasë shumë pak.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF