Kjo anëtare e familjes mbretërore e ka frymëzuar Ledrin t’i dedikojë një këngë! 0 304

Familja mbretërore ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore. Këtë verë dy ngjarje shumë të rëndësishme, si ardhja në jetë e Princ Louis dhe martesa e Princ Harry dhe Meghan Markle, bënë që të gjithë të kthenin kohë nga familja kaq shumë e dashur në Britani.

E megjithatë, duket se ato do të kenë vëmendje edhe për pak kohë, të paktën në Shqipëri. Dhe kjo falë Ledri Vulës. Duket se princeshë Diana, princesha e të gjitha kohërave e ka frymëzuar këngëtarin për të shkruar këngën e rradhës. Me sa kemi kuptuar nga postimi i në Instagram, kënga do të titullohet “my princess Diana”.

Me siguri do të jetë një dedikim shumë i bukur për çdo vajzë e që do të na shoqërojë përgjatë kësaj vere të nxehtë. Të bindur që do jetë hiti i verës, ashtu siç vetëm Ledri di të bëjë!

Previous ArticleNext Article