KreuCelebrity

Me këtë postim Ermali na tregoi që është një shef shumë i mirë!

Ardhja e Kejvina Kthjellës në “Xing me Ermalin” u shoqërua me shumë skepticizëm. Ermali dhe Rashel kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, e që reflektohej edhe në lojërat, apo qoftë edhe tek klipet reklamuese që bënin së bashku.

Shumë menduam që Kejvina nuk do të mund ta plotësonte atë “boshllëkun” që kishte lënë Rashel, por ndodhi e kundërta. Ajo ka fituar simpatinë e publikut, e ndërsa është kuptuar fare mirë se Ermali i ka ofruar shumë mbështetje.

Siç ka thënë, Kejvina në intervistat që ka pasur më herët, Ermali dhe Ami, janë familja e saj këtu në Tiranë. Sot bukuroshja feston ditëlindjen dhe mes shumë urimeve që kanë mbërritur në profilin e saj në Instagram, edhe moderatori zgjodhi që ta uronte atë publikisht. “Gëzuar ditëlindjen miss Kejvina”, ka shkruar ai, e ndërsa nuk ka munguar edhe përgjigja e vajzës së ditëlindjes.

“Faleminderit” dhe një emoji të një majmuni që mbulon sytë.

 

Happy Birthday Miss @kejvina_kthella ????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

 Me këtë postim Ermali na tregoi që është një shef, por edhe një mik shumë i mirë. Jo të gjithë të bëjnë një urim të tillë në rrjetet sociale!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF