KreuBusull

Princi George në shenjestër të ISIS. Autori: “Do ta rrëmbeja dhe do ta vrisja”

Husnain Rashid është një 32 vjeçar i cili është prangosur nga autoritetet britanike, pasi dyshohet se ka lidhje me organizatën ISIS. Pak ditë më parë Britania u alarmua pasi, dyshohej se po përgatitej një sulm i mundshëm ndaj familjes mbretërore, ku në shenjestër ishte Princi George.

Sipas dëshmisë së Husnaid  kjo gjë është më se e vërtetë, dhe ai ka pranuar përpara gjykatës së Woolwich Crown ,që kishte bërë plane për të vrarë princin. Plani makabër i fanatikut islamik, ishte se ai do ta rrëmbente George në shkollë dhe do ta vriste menjëherë. Ky plan është organizuar më herët nëpërmjet një chati-i në grup. Rashid do të dalë sërish përpara gjykatës më datë 28 qershor për t’u njohur me vendimin përfunditar, pasi ai rrezikon dënimin maksimal.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF