KreuCelebrity

S’ka më dyshime! Bella dhe The Weeknd janë rikthyer sërish bashkë!

Pak kohë më parë u raportua se Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Ato u fotografuan së bashku shumë të lumtur duke u puthur dhe përqafuar në festivalin e Kanës. Mirëpo burime pranë çiftit, treguan se ato u ndanë, pasi sipas tyre, The Weeknd kishte ende të ruajtura foto “hot” të Selenës dhe kishte hezituar që t’i fshinte, pavarësisht këmbënguljes së Bella-s.

Mirëpo duket se asgjë nuk paska qenë e vërtetë dhe Bella dhe The Weeknd janë më të lumtur bashku. Ato janë fotografuar teksa po drekonin në Paris dhe shikimi i Bella-s me plot dashuri  na tregon se ata janë më të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Edhe postimet në rrjetet sociale, nga i njëjti vend, na e konfirmuan këtë. Epo kjo është jeta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF