Nuk dimë si ta quajmë këtë rregull për fëmijët në familjen mbretërore!

Të jesh në familjen mbretërore, do të thotë të respektosh në mënyrë të përpiktë protokollin dhe rregulla të caktuara- madje edhe anëtarët më të rinj të familjes.

Sipas Harpers Bazaar Australia, fëmijët e princit William dhe Dukeshës Kate, Princi George dhe Princesha Charlotte nuk lejohen të ulen në tryezën e darkës me prindërit e tyre gjatë vizitave mbretërore derisa të mësojnë “artin e një bisede të sjellshme”. Ky rregull me sa duket do të zbatohet edhe për Princin Louis, ndonëse ai është shumë i vogël!

Megjithatë, ky nuk është rregulli i vetëm për dy fëmijët e vegjël në familjen mbretërore. Më herët, u raportua se princi dhe princesha duhet të dinë më shumë se një gjuhë, dhe Charlotte është duke mësuar spanjishten. Ju kujtojmë që është vetëm 3 vjeç!

Gjithashtu, edhe Princi George është subjekt i rregullave mbretërore. Princi lejohet të veshë vetëm pantallona të shkurtra në publik derisa të jetë tetë vjeç, si pjesë e një tradite në mbretëri. Ai u lejua të “thyente” këtë rregull në martesën e xhaxhait, për shkak të uniformës që mbante veshur.

Previous ArticleNext Article