KreuCelebrity

Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin saudit për arsyen më të çuditshme!

Lajmi i ditës!

Rihana është ndarë nga miliarderi saudit, Hassan Jameel. Nuk është shumë e çuditshme fakti që ato nuk janë më bashkë, por arsyeja e ndarjes. Një burim shumë i afërt pranë këngëtares, ka treguar për MediaTakeOut News se Rihanna është “lodhur nga djemtë” në jetën e saj. Po i njëjti burim, është shprehur se ata kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe se ka qenë pikërisht ylli nga Barbados që i dha fund lidhjes.

“Ato kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë, por Rihanna i dha fund lidhjes me justifikimin se është “lodhur nga burrat”, tregon burimi.

Në të vërtetë, karriera e manjates së kozmetikës është në periudhë lulëzimi. Përveç koncerteve të shumta, albumit të saj të ri, ajo ka nisur të prodhojë linjën e saj të brendshme, Savage x Fenty dhe padyshim nuk ka shumë kohë, për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje. Epo, askush nuk mund t’i ketë të gjitha në këtë jetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF