KreuCelebrity

E pyesin a e ke gjetur princin e kaltër! Përgjigja e Anna Gjebreas na bëri të qajmë!

Nëse i hidhni një sy instagramit të Ardit Gjebreas, dedikimet për më të voglën e shtëpisë Annën janë të shumta. Producenti ka treguar që ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën e tij dhe me humor ai shpesh tregon se i frikësohet shumë momentit kur Anna të gjejë njeriun e zemrës, e të largohet nga shtëpia. Këtë të dielë në programin “E Diela Shqiptare”, kompania e organizimit të eventeve “Geraldina Sposa”, organizoi një sfilatë ndryshe nga herët e tjera, protagoniste të së cilës ishin nuse të vërteta të cilat janë veshur me “Geraldina Sposa”.

Ndër të tjera organizatorët kishin menduar edhe një shorte, për t’i dhuruar një fustan nuses që do të fitonte. Arditi mori Annën, për të zgjedhur një letër në të cilën ndodhej emri i fitueses, e ndërkohë që Anna fuste dorën në kutinë e qelqtë, babi  ‘ngacmoi’ pak të bijën. “Si e imagjinon ti ditën e dasmës tënde?”, pyet Arditi, Annën. “Çfarë pyetje! Nuk e di”, iu përgjigj ajo si për të thënë se është ende shumë herët për të mënduar për këtë gjë. Por Gjebrea nuk e la me kaq, vijoi sërish duke ngacmuar të voglën. “Po princi i kaltër cili do të jetë?”, e pyeti ai. “Je TI”, u përgjigj Anna, teksa drejton gishtin nga i ati. Mund ta merrni me mend emocionin që përjetoi Arditi, kur dëgjoi këtë përgjigje, dhe ne e patëm të vështirë të mos na mbusheshin sytë me lot, teksa dëgjuam Annën e vogël.

Sepse për një vajzë, babi do të mbetet gjithmonë dashuria e saj e parë dhe më e madhja!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF