KreuFashion

‘Edhe akullore edhe çokollatë’! Ky trend veshje po çmend këdo!

Fustanet klasike feminile, harrojini! Stilistët sugjerojnë për femrat këtë sezon një stil veshje, paska mashkullor, por që në të vërtetë është fustan. Mund të duket si lojëra fjalësh, por nëse ju themi që në këtë veshje që po bën namin gjithandej, keni edhe xhaketën, edhe fustanin njëkohësisht atëherë do të na kuptonit. Do të thotë që mund ta mbani edhe vetëm, për të bërë rolin e fustanit, por mund ta kombinoni edhe me ndonjë palë pantallona të shkurtra, apo të gjata. Ndaj ku ka më mirë se ‘edhe akullore, edhe çokollatë’. Fustan-xhaketa e këtij sezoni është gjithçka që ju duhet.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF