KreuCelebrity

Është një ndër më të pasurit e televizionit, por prej një kohe të gjatë, ai nuk ka fare celular

Është e vërtetë që teknologjia duket se po drejton jetët tona, aq sa pothuajse të gjithë jemi bërë shumë të varur prej saj. E imagjinoni të dilni në mengjes nga shtëpia pa celularin? E vështirë ë?

Epo Simon Cowell ka hequr dorë përfundimisht nga përdorimi i celularit dhe është shumë i lumtur për këtë vendim. Ai është njeriu më me ndikim në mediat britanike dhe prej 10 muajsh nuk e përdor më atë mjet komunikimi. “Është e vërtetë që kam 10 muaj që nuk përdor më celular. Ndryshimi i madh që pësova është se u bëra i vetëdijshëm për njerëzit që më rrethonin dhe u fokusova tek ata. Gjithashtu gjëja që më zemëron shumë është kur jemi ulur në një tavolinë dhe të gjithë janë të fokusuar tek telefoni, gjë që me siguri e kam bërë edhe unë më parë. Heqja e celularit më ka bërë mirë mendërisht”, është shprehur producenti i njohur. Ai ka një djalë 4-vjeçar dhe përdorimin e i-padit i vogli i Simon e ka tejet të kufizuar.

Po ju do të bënit një zgjedhje të tillë?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF